FOTO/ Rama surprizohet me një palë syze jeshile në Kuvend. Fjalën e tij për Shqipërinë në BE e nis me Sami Frashërin

FOTO/ Rama surprizohet me një palë syze jeshile në Kuvend. Fjalën e tij për Shqipërinë në BE e nis me Sami Frashërin
Kryeministri Edi Rama, kur shkoi sot në Kuvend dhe u ul në vendin e tij, pranë ministres Elisa Spiropali, u përball me një surprizë.

Në tavolinën e tij kishte një palë syze me ngjyrë jeshile të cilat ia tregoi njërit prej deputetëve të pranishëm në sallë, duke lënë të kuptohet se ka qenë i përgatitur dhe e ka ditur se kush ia bëri surprizën.

Kryeministri Edi Rama, më tej, po mban fjalim në Parlament.

Ai foli gjatë në lidhje me integrimin në BE.

Rama e nisi fjalimin e tij, me fjalët e gjeniut të letrave dhe patriotit të madh rilindas, Samir Frashërit.

"Shqipëria e ndodhur kundrejt Evropës shumë shpejt mund të hyjë në qytetari e të përzihet me Evropën".

"Këto janë fjalët që Sami Frashëri i shkruante në fund të shekullit 19-të", tha Rama. - "Sot jemi në fillim të shekullit të 21-të, dhe ajo çka Sami Frashëri i dukej si mundësi e shpejtë, në fakt ka kërkuar një shekull në mes dhe sot që flasim nuk mund të themi që është një mundësi shumë e shpejtë ende".

Kryeministri foli për kushtet e Gjermanisë apo edhe skepticizmin e vendeve të tjera, si Franca dhe Holanda, para se vendi ynë të shpresojë më 18 Tetor çeljen e negociatave me BE-në.

"BE sot ka një debat të brendshëm të imponuar nga dinamika të brendshme dhe të lidhura me një periudhë krize, që ka marrë përpjetën qysh me shpërthimin e lumit të refugjatëve. Dëgjoj këtu që Gjermania, na ka vënë kushte", tha Rama.

"Pse i ka vënë Gjermania kushtet, i ka bënë për çfarë? I ka vënë për politikën e vet të brendshme dhe në funksion të politikës së vet të brendshme, pse edhe në grupin më të madh parlamentar bëhet një debat i madh, sikur çfarë po i japim Shqipërisë. Dhe ka votat pro e kundër."

"Gjermania ka thënë “PO” vetëm për një arsye, që e ka shprehur dje, sepse Kancelarja ka vënë veton që nuk ka ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Do të jetë “PO” për Shqipërinë. 9 kushte nuk janë 9, janë 999, sepse ne në procesin e integrimit duam dhe duhet të ndërtojmë Shqipërinë evropiane”, theksoi ndër të tjera kryeministri Rama.

Gjithashtu Rama u shpreh i bindur se Shqipëria i ka realizuar detyrat e saj dhe e meritonte me kohë çeljen e negociatave, ndërsa ai shtoi se është i gatshëm për dialog me opozitën, pa kushte, për të kapërcyer çdo pengesë të mundshme në zhvillimin dhe përparimin e  vendit./Afp.al/

loading...
loading...