FIFA i kërkon Kosovës të lejojë ndeshje serbe në territorin e saj (!)

FIFA i kërkon Kosovës të lejojë ndeshje serbe në territorin e saj (!)
Federata Ndërkombëtare e Futbollit – FIFA, i ka kërkuar Federatës së Futbollit të Kosovës – FFK, që të lejojë zhvillimin e ndeshjes futbollistike ndërmjet ekipeve Crvena Zvezda [Ylli i Kuq] nga Beogradi dhe Trepça nga Zveçani e planifikuar të zhvillohet me 5 tetor në veri të Kosovës.

Shkresa është nënshkruar nga zëvendësi i Sekretarit të Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafstrom.

Ndeshja ndërmjet ekipeve Crvena Zvezda [Ylli i Kuq] dhe Trepça është e planifikuar të zhvillohet në kuadër të garave për Kupën e Serbisë në futboll, çka sipas Federatës së Futbollit të Kosovës është e paligjshme, sepse vetëm kjo e fundit mund të organizojë gara shtetërore brenda territorit të Kosovës.

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu tha se kërkesa e dërguar nga FIFA-s është e paqartë dhe siguron se Kosova është e vendosur që të mos lejojë që shteti serb të organizojë ndeshje sportive në Kosovë.

Më herët, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u kishte dërguar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin një letër në lidhje me përfshirjen e siç thuhet, “të ashtuquajturit klub Trepça nga Mitrovica e Veriut”, në kategorinë e tretë të futbollit të Serbisë si dhe kërkesën për ndërhyrjen e këtyre dy institucioneve për ndalimin e çdo lloj gare të futbollit të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës.

loading...
loading...