
Shpesh duhen vite dhe dekada, kështu që le të shohim disa ngjarje që ndryshuan historinë 50 vjet më parë, dhe kishin pasoja të mëdha përparimtare në shoqërinë bashkëkohore.
Ulja e Parë e Njeriut në Hënë
Apollo 11 filloi udhëtimin e tij historik për në Hënë më 16 korrik 1969. Anija kozmike arriti në destinacionin e saj më 21 korrik, dhe Neil Armstrong u bë personi i parë që u fut në sipërfaqen hënore, me Buzz Aldrin që e ndoqi atë rreth 20 minuta më vonë.
Misioni shënoi fillimin e zhvillimit të shpejtë të studimit të hapësirës, që solli njohuri të jashtëzakonshme në lidhje me galaktikën tonë dhe universin në përgjithësi.
Disa dekada më vonë Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës u krijua si një përpjekje e përbashkët globale e njerëzimit për të patur prezencë të vazhdueshme shkencore në hapësirën e jashtme.
Interneti
Ka pasur një debat të gjatë në lidhje me kohën kur lindi "Interneti", me shumë udhëheqës të teknologjisë që citojnë 7 Prillin e 1969 si ditëlindjen zyrtare të internetit. Kjo është dita kur u publikua Kërkesa e parë Zyrtare për Komente, ose RFC (Request for Official Comments), e cila përfshinte hulumtime, propozime dhe ide për krijimin e teknologjisë së vërtetë të internetit.
Tani, dekada më vonë, interneti është bërë një pjesë integrale e jetës sonë të përditshme, duke na mundësuar që të lidhemi lehtësisht me njerëzit në të gjithë globin.
Zhvillimi i vrullshëm teknologjik
Thuhet se ndryshimet e mëdha nxiten nga përpjekje dhe përkushtime të mëdha. Në 1969 Samsung Electronics u krijua në Suwon, Kore e Jugut. Produktet e saj të hershme ishin pajisje elektronike dhe elektrikoshtëpiake, duke përfshirë televizorë, makina llogaritëse, frigoriferë, kondicionerë dhe makina larëse.
Në vitin 1988 kompania lançoi telefonin e parë celular, dhe në vitin 2010 u bë kompania numër një në botë e telefonave celularë, duke drejtuar zhvillimin e industrisë me teknologji të cilësisë më të lartë dhe kërkime shkencore që vërtet ndryshojnë mënyrën se si ne jetojmë dhe komunikojmë.
Mikroprocesori i parë
Në 1969, Lee Boysel projektoi mikroprocesorin e parë, i cili do t’i hapte rrugë dekadave të tëra të kërkimeve që rezultuan në revolucionin dixhital të fundit të shekullit të 20-të.
Kompjuterët personalë u bënë një pajisje e domosdoshme shtëpiake dhe së bashku me internetin hapën rrugën për një epokë të re të realitetit të dixhitalizuar.
Ajo që ne tani njohim si teknologji kompjuterike, me të gjitha pajisjet e avancuara, filloi nga ky çip i vogël 8-bit 50 vjet më parë.