EURO 2020/ Turqi-Shqipëri, ja kur dalin biletat në shitje, çmimi "fantastik"

EURO 2020/ Turqi-Shqipëri, ja kur dalin biletat në shitje, çmimi "fantastik"
Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit se biletat e ndeshjes eliminatore, EURO 2020, Turqi-Shqipëri, do të dalin në shitje më 4 tetor në dyqanin e FSHF.

Shqipëria përballet me Turqinë, më 11 Tetor 2019, ora 20:45.  Bileta kushton 700 lekë dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta. Për blerjen e çdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës si : emër/mbiemër/nr pasaporte. Sektori i tifozëve shqiptarë është ai me ngjyrë lejla.

Çmimi i biletës në Turqi duket shumë më i lirë se ai që tifozët duhet të pagujnë, kur Kombëtarja luan brenda fushës së saj. Kuqezinjtë e humbin 2-0 ndeshjen e parë kualifikuese, me Turqinë, në "Loro Boriçi" të Shkodrës.  Të besuarit e Edy Reja vijnë në këtë takim, pas fitores ndaj Islandës 4-2 dhe humbjes me Francën, 4-1. Shqipëria ka 9 pikë, gjashtë më pak se Turqia dhe Franca, kryesuesit e grupit.

Më poshtë është edhe harta e stadiumit “Şükrü Saracoğlu” në Stamboll, ku do të qëndrojnë tifozët shqiptarë:

loading...
loading...