Deputetë të CDU/CSU në selinë blu, Kryemadhi: Rama humorist, të përgjigjet për ofertën tonë

Deputetë të CDU/CSU në selinë blu, Kryemadhi: Rama humorist, të përgjigjet për ofertën tonë
Pas takimeve me aleatët dhe pesë pikave që propozoi Lulzim Basha, për zgjidhjen e krizës, në drekë selinë blu e vizituan deputetë të Buntestagut gjerman, më konkretisht deputetët e CDU/CSU, ose grupimi që ishte deri tani skeptik për çeljen e negociatave me BE-në.

Ata kanë biseduar me kreun demokrat mbi Reformën Zgjedhore dhe zgjidhjen e krizës politike, para se qeveria gjermane të jetë e bindur dhe të japë "ok", më 18 Tetor për çeljen e negociatave.

Basha para takimit me deputetët gjermanë tha se "topi" ndodhet në fushën e Ramës, për zgjidhjen e krizës, pas pesë propozimeve që ai bëri publike. Ndërkohë kanë mbajtur të njëjtin qëndrim edhe aleatët e tij, dy partitë kryesore, LSI dhe PR, pas takimeve në slinë blu, gjatë paradites së sotme.

Monika Kryemadhi, kreu i LSI:

"Nuk ka takim të Ramës pa kthyer në radhë të parë përgjigje për paketën me 5 kushte që opozita i ka vendosur në tryezë kryeministrit.  Sot është çështja si të nxjerrim nga kriza vendin dhe duhet të mendojmë bashkërisht.  Ndërkohë Edi Rama ka problem të ruajë kokën e tij".

"Le të vijë tek selia e PD-së por ka 5 kushte të kthejë përgjigje dhe më pas takohemi se Rama është humorist, sidomos kohët e fundit kur kemi mbetur pa humoristë".

Fatmir Mediu, kreu i PR:

“Është e papranueshme për një kryeministër, por më tepër për kryetarin e mazhorancës që të bëjë gjithmonë lojëra fjalësh, një herë jam për dialog, një herë nuk jam për dialog, njëherë dua të ulem, njëherë nuk dua të ulem, dua të vij tek selia e PD apo nuk dua të vij.

"Nuk është çështje batutash më. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ta shohim situatën ashtu siç është, për më tepër kryeministri i vendit. Është e rëndësishme të shohim kush janë problemet që ka Shqipëri dhe problemet sot janë në anën e Ramës'.

"Ofertën për reformën zgjedhore ne tashmë ja kemi  bërë të ditur PS dhe vetë Ramës, ofertën për çështjet dhe problemet që ka Shqipëria për tu bërë pjesë e BE e ka parashtruar qartësisht Budenstagu dhe vendet e tjera të Bashkimi Europian. Ka nevojë vetëm për të marrë përgjegjësi dhe përgjegjësi kryesor padyshim është Rama. Ofertën ia kemi bërë Ramës. Ka nevojë vetëm për të marrë përgjegjësi dhe përgjegjësi kryesor është vetëm Rama."

/Afp.al/

loading...
loading...