Burg për jetë tre shqiptarëve, që vranë avokatin grek

Burg për jetë tre shqiptarëve, që vranë avokatin grek
Tre shqiptarët e akuzuar për vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafeiropoulos morën dënim maksimal nga Gjykata e Athinës.

Vendimi i gjykatës ishte unanim për Ibrahim Brahimaj, i cili akuzohet si ekzekutori i avokatit, si dhe dy të pandehurit e tjerë Klodian Lekocja dhe Olti Dulce.

Po ashtu Gjykata krahas dënimit të përjetshëm dha dhe një 11 vjet burg shtesë për grabitje dhe sulm me armë për autorin kryesor, Ibrahim Brahimaj.

E veja e avokatit, pas vendimit, edhe pse tha se asgjë nuk ndryshon, falënderoi drejtësinë greke për dënimit që dha karshi tre shqiptarëve.

“Faleminderit drejtësisë Greke dhe jurisë. Për fat të keq asgjë nuk mund ta rikthejë Michalis. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë në jetën e tyre sepse ata ishin në burg, ata janë në burg dhe ata do të jenë në burg. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë për ta dhe fatkeqësisht për mua dhe fëmijët e mi”, tha Vicky Zafeiropoulos./Afp.al

loading...
loading...