Bes Kallaku dhe Xhensila, "100 euro kush i gjen ku ndodhen"

Bes Kallaku dhe Xhensila, "100 euro kush i gjen ku ndodhen"
Parisi është qyteti që duan ta vizitojnë të gjithë.

Artistët sidomos kanë më shumë shanse në jetë, për ta vizituar atë që ndryshe njihet edhe si kryeqyteti i Europës.

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku dhe këngëtarja e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, ndodhen në Paris, Francë.

Çifti i njohur ka publikuar në “Instagram” foto e video të ndryshme, ndërsa në një postim Besi u kërkon ndjekësve të tij të shumtë, që ta gjejnë në foton që ka publikuar.

Në foto shfaqet një ndërtesë 3-katëshe dhe një pemë, ndërsa Besi nuk duket askund dhe për këtë arsye ai shkruan: “Po e gjete ku jam, ke 100 euro”. Por dalja pranë kullës Eifel me Xhensilën më pas, bëri që të gjithë të gjejnë vendndodhjen e tij. /Afp.al/

 

 

loading...
loading...