Arrestohet në zyrë Liridon Pula, drejtori i Kadastrës së Durrësit

Arrestohet në zyrë Liridon Pula, drejtori i Kadastrës së Durrësit
Durrës - Pranga në zyrë kreut të Kadastrës së Durrësit,  Liridon Pula.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës thanë se për Pulën kanë ekzekutuar masën e sigurisë "Arrest me burg " për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Ky vendim arresti ishte dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit Liridon Pula, 36 vjeç, banues në Tiranë, Drejtor i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës.

Ai ka qenë në zyrën e tij kur oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar për ta marrë dhe dërguar në ambientet e policisë, ku po merret ne pyetje. Pula është i dyshuar për abuzime me regjistrimin e pronave.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

loading...
loading...