Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: Lulzim Basha nuk ekziston më për demokratët

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: Lulzim Basha nuk ekziston më për demokratët
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka bërë sot një deklaratë të ashpër ankundër kreut të PD, Lulzim Basha, ku liston një sërë kritikash dhe akuzash ndaj këtij të fundit. Duke marrë shkas nga çështja e kryebashkiakut të Shkodrës, për të cilën Basha akuzoi kryeministrin Rama, Topalli shprehet se zgjedhja e tij erdhi për shkak se PD zgjodhi të bojkotojë zgjedhjet duke e fyer Shkodrën. Ajo thotë se Basha po përpiqet të mbulojë shpartallimin që i ka bërë PD-së, ndërsa shprehet e bindur se nëse PD do futej në zgjedhje, shumë bashki nuk do kishin rënë në duart e PS-së. Topalli i kujton Bashës zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, prej të cilave ai doli si kryetar, duke thënë se “është i vetmi rast kur në zgjedhjet brenda partisë për kryetar dalin më shumë vota se votues”.

Ajo i quan akuzat e tij fallso dhe të rreme, pasi ka bërë pakt me Edi Ramën. Ish-kryetarja e Kuvendit deklaron se në 2017 Basha urdhëroi anëtarët e PD në KQZ që të njohin rezultatet e zgjedhjeve dhe të mos ankimojnë asnjë qendër votimi duke legjitimuar mandatin e dytë të Ramës. Duke iu drejtuar drejtpërdrejtë Bashës, Topalli shprehet se të rinjtë nuk mund të kenë model një person që ktheu kundra gjithë perëndimin dhe i dha Ramës “mandatin e dytë për 14 mln euro të pallatit të tij, duke e çuar partinë në humnerë, shqiptarët në dëshpërim dhe të rinjtë drejt rrugëve të botës”. Topalli thotë se Luli nuk ekziston më për demokratët dhe se bashkë me Ramën janë bërë një kosto e patolerueshme për shqiptarët.

Koha vetëm po konfirmon atë që unë besoj dhe kam përsëritur vazhdimisht, se Edi Rama dhe Lulzim Basha mbajnë reciprokisht njeri tjetrin, dhe ndajnë interesa të mëdha mes tyre. Edi Rama e çoi Valdrinin në Shkodër, por mandatin për Kryetar Bashkie të Shkodrës ia dhe ti Lul, me bojkotin e zgjedhjeve. Po të kishte një kandidat të djathtë , Valdrini as në enderr nuk shihte karrigen e Kryetarit te Bashkise. Ti e fyeve Shkodrën njëlloj si Rama. Për më tepër je tepër i vonuar në luftën kundër krimit. Ti Lul nuk mbulon dot shpartallimin që i bëre PD me vendimet tua personale anti demokratike, që i more vetëm për të mbrojtur karrigen tende.  Po të mos ishte LB , Edi Rama nuk do te ishte sot Kryeministër, por do ishte rrëzuar 100 herë dhe vendi do kishte nje tjeter qeverisje; Po të mos ishte LB, Edi Rama nuk do kontrollonte te gjithe pushtetin vendor; lista e deputetëve nuk do ishte ajo lista qesharake e 2017. Nuk do kishim parë të zëvendësohen betejat politike me luftë vezesh pulash dhe sot nuk do shikonim të uleshin në karrigen e Kuvendit figura komike dhe të padenja për atë që duhej të ishte altari i demokracisë. 

Në 6 vitet që drejton opozitën, LB jo vetëm ka habit me humbjet e tij të pandalshme e katastrofike, por ai ka vrarë votën brenda saj, ka vjedhur votat në shtëpinë e tij ( dhe kjo me video, me zë e figurë). Eshtë i vetmi kryetar partie që pas numrimit të votave për forumet e partisë i dalin më shumë vota se votues ( me

dokumenta). Do fillojë të mbledh forumet vetëm pas fshesës e spastrimeve të medha në parti, pas gjuetisë së shtrigave ndaj demokratëve , pas përçarjes e shkretimit që i bëri PD, për të noterizu vendimet e tij të çmendura, si ajo e djegies së mandateve dhe të mos hyrjes në zgjedhje. Ishte kjo arsyeja, që Lulzimi urdhëroi anëtaret e PD-së në KQZ,  që të votonin 7:0 rezultatin e zgjedhjeve të 2017; urdhëroi që të mos bëhej asnjë shënim kundërshtues në procesverbale dhe të mos ankimohej asnjë qendër votimi, duke legjitimuar mandatin e dytë të Ramës.  Djegia e mandateve nga LB ishte një këmbanë e fortë për ata që kanë minimumin e përgjegjesise mbi rrezikun që sjell papërgjegjësia e një njeriu, që nuk e vret ndërgjegja për asgjë.  Në 1946 i pushkatuan deputët e opozitës, por mandatet nuk i tradhëtuan. Mos futja në zgjedhje ishte një tjetër alarm i madh për rrezikun që mbart me vehte njeriu qe merr vendime kaq te papërgjegjshme.

Lulzim Basha të len pa fjalë kur humbjet e 2015 i quante rritje dhe rimëkëmbje; kur pas humbjes katastrofike të 2017 nuk lejoi as kohë për analizë dhe me buzë në gaz shpalli vetëngrirjen dhe vete-kurorezimin( pa garë). Të habit kur i dhuron Rames edhe ata pak bashki që i kane mbetur dhe thotë se fituam me 85%!

Nuk i lëviz qerpiku, kur thotë se unë bëra dekriminalizimin, ndërkohë që kur grupi i ish deputetëve që e filuan këtë beteje dhe u kërcënuan nga krimi, i hodhi që t’ i shqyente krimi, ndërkohë që vetë merrej me katin shtesë tek pallati i tij dhe si kryatar, për vite rresht nuk permendi një emër të dyshuar për rekorde kriminale. Luli nuk ekziston më për demokratët. Për Shqiperine, Luli bashke me Ramën janë bërë një kosto e patolerueshme. Shqiptarët kanë një problem për të zgjidhur. Ata nuk mund të tolerojne më, që 4 vetë të mbajnë peng jetën e tyre e të bijve të tyre”, shkruan Topalli.

loading...
loading...