Xhafaj falenderon SHBA në "Ditën e Pavarësisë" për mbështetjen në Reformën në Drejtësi

Xhafaj falenderon SHBA në "Ditën e Pavarësisë" për mbështetjen në Reformën në Drejtësi
Teksa Presidenti Ilir Meta dhe opozita kanë vijuar akuzat ndaj qeverisë dhe reformës në drejtësi, për këtë ka reaguar edhe ish-ministri I Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në ditën e festës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ish kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, shkruan se SHBA është garancia kyçe që e ka bërë reformën të pathyeshme.

“Sot, më #4korrik, është dita për t’i shprehur mirënjohjen për gjithçka ka bërë në vite për vendin e popullin tonë!

Momenti për t’i falenderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme në hartimin e Reformës në Drejtësi dhe zbatimit të saj, si garanci kyçe për ta bërë atë të pakthyeshme”, shkruan ish-ministri në Twitter.

Ndërkohë, Xhafaj shpreh edhe mirënjohjen për bashkëpunëtorët të cilët kontribuan për implementimin e reformës.

“I shpreh mirënjohjen e veçantë të gjithë atyre miqve e kolegëve amerikanë, në Uashington dhe në Tiranë, me të cilët kam pasur mundësinë të bashkëpunoj fort ndër vite, për forcimin e zbatimit të ligjit e shtetit të së drejtës dhe veçanërisht për Reformën në Drejtësi”, nënvizon Xhafaj.

 

loading...
loading...