Tërhiqet nga futbolli legjenda e Bayern, ish-ylli i Real dhe Chelsea

Tërhiqet nga futbolli legjenda e Bayern, ish-ylli i Real dhe Chelsea
I kthyer tashmë në një legjend për Bayern Munich, Arjen Robben ka vendosur të tërhiqet nga futbolli profesionist.

Në moshën 36- vjeçare "Holandezi fluturues" ka konfirmuar largimin nga futbolli profesionist. Ofertat në drejtim të tij nuk munguan, por duket se asnjë projekt nuk e ka bindur atë.

Ish-sulmuesi i Chelseat, Realit të Madridit dhe Bayernit bëri 606 paraqitje dhe shënoi 210 gola në një karrierë 19-vjeçare.

"Kam vendosur të jap fund karrierën time si një lojtar profesionist futbolli. Është pa dyshim vendimi më i vështirë që unë kam dashur të bëj në karrierën time. Një vendim në të cilin "zemra" dhe "mendja" u përplasën. Dashuria për lojën ju jep bindjen se ju mund të përballeni ende me të gjithë botën, në krahasim me realitetin se jo gjithçka funksionon ashtu siç dëshiron dhe ju nuk jeni më 16-vjeçari i cili nuk e ka idenë se çfarë lëndimi do të thotë."-tha Robben në një deklaratë për shtyp.

Gjatë karrierës së tij, Robben fitoi gjithçka në aspektin ekipor, por nuk arriti të bëj të tijin trofeun pretigjoz individual, Topin e Artë.

loading...
loading...