Skuadra e Rangers sqaron Eros Grezdën për fatin e tij

Skuadra e Rangers sqaron Eros Grezdën për fatin e tij
E ardhmja e Eros Grezdës nuk është tek Rangers.

Sulmuesi i krahut po stërvitet me ekipin e parë, por i është bërë e qartë se duhet të gjejë një skuadër tjetër.

Ai nuk është përfshirë në listën e Europës për ndeshjet që Rangers do të zhvillojë ndaj St Joseph's.

Shqiptari nuk bën pjesë te lojtarët e grumbulluar duke i dhënë një tjetër sinjal se nuk ka të ardhme në ishull.

Gjakovari duhet të shohë një skuadër tjetër përndryshe karriera e tij do të jetë në pikëpyetje të mëdha. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...