Rama mendon ndryshime në qeveri, kush janë emrat e ministrave që flitet se do të shkarkohen

Rama mendon ndryshime në qeveri, kush janë emrat e ministrave që flitet se do të shkarkohen
Kryeministri Rama ka premtuar se në fund të 6 mujorit të parë të vitit do të rishikojë qeverinë për të vlërësuar sipas tij performancën e ministrive.

Në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Partisë Socialiste në fund të korrikut, të gjithë ministrat do të gjenden përballë vlerësimit të punës.

Si rezultat një pjesë e tyre do të zëvendësohen.

Nga burimet e Dosja.al, të paktën 3 ministra do të largohen.

Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit është i pari në listën e Ramës. Që në fund të dhjetorit, me ndryshimet e mëdha në kabinet, i la afat 6 muaj.

Gjatë këtyre muajve nuk kanë munguar kritikat në mbledhjet e partisë për ministrin, kryesisht për qëndrimet politike. Klosit i është tërhequr vëmendja nga Rama edhe pse është ulur në lokal me Fahri Balliun. Nuk dihet kush do ta zëvendësojë, por bëhet fjalë për një emër të ri që nuk ka qenë më parë ministër.

Ogerta Manastirliu mësohet të jetë një tjetër ndryshim në qeveri. Më shumë se 2 vjet në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi u emërua që në marsin e vitit 2017 për t’u larguar në maj të po atij viti që të rikthehej në shtator, duket se do t’i lërë vendin një tjetër emri të ri, që nuk është bërë akoma i ditur.

Pandeli Majko në krye të Ministrisë së Diasporës dhe Olta Xhaçka në krye të Ministrisë së Mbrojtjes si dy ministrat e vetëm që do të mbeten nga qeveria e shtatorit 2017, nuk dihet nëse do të ndryshohen, por një futje në qeveri e Blerina Gjylametit, është tashmë në diskutim. Ky do të jetë ndryshimi i tretë, por që nuk dihet se kë nga ministrat do të prekë.

 

loading...
loading...