
Përbërësit:
400 gr patate
300 gr hithra
3 kokrra vezë
100 gr miell
60 gr kaçkavall
arra muskat
vaj ulliri
kripë e piper.
Përgatitja:
Lani hithrat dhe i zieni në ujë me kripë për 10 minuta, mbasi mbaron zierja hithrat kullohen nga uji dhe priten në copa të vogla. Në një ene tjetër zieni patatet dhe pasi kanë mbaruar patatet shtypini derisa të marrin formë pureje dhe bashkoni patatet me hithrat. Në tasin ku po përzieni patatet dhe hithrat hidhni edhe dy vezë e përziejini të gjitha bashkë. Gjatë saj hidhni edhe kripën, piperin, arren muskat, si dhe djathin kaçkavall. Tani mund t’i bëni në formë të rrumbullakët dhe t’i vendosni në tepsi duke i lyer me miell dhe vaj nga sipër.
Lërini për 10 minuta në temperaturë 180 gradë C.