Princi dhe Hirushja e Vlorës!

Princi dhe Hirushja e Vlorës!
Prej disa kohësh po përflitet për një lidhje dashurie mes moderatores Bora Zemani dhe aktorit vlonjat Donald Veshaj.

Ndonëse çifti nuk e kanë konfirmuar, emisioni i ri që ka nisur në Vizion Plus, në drejtimin e të dyve bashkë vëllain e Donaldit, Romeon i ka thelluar edhe më tepër gjërat.

Këtë të dielë, treshja kanë qenë të ftuar në rubkrikën ‘Për drekë me mua’ të spektaklit e Diela Shqiptare, ku fituese është shpallur Bora.

Gjatë emisionit të organizuar në bregdet nga producenti Ardit Gjebrea nuk kanë munguar as batutat mes çiftit.

Në një moment teksa kanë zbritur shkallët e restorantit, Donaldi i ka veshur sandalen Borës dhe i pyetur nga Gjebrea e ka cilësuar  atë si Hirushe.

‘Dhe kur e pyes unë je ti Hirushja? Ajo thotë po! Pyes Donaldin: Je ti Princi i Vlorës? Dhe ai thotë Po! Dhe i vesh sandalen Borës’, tha Ardit Gjebrea.

Sakaq, Romeo është përfolur për një lidhje me këngëtaren Jonida Maliqi.

loading...
loading...