Pas turkut të parë që veshi fanellën bardhezi, ja kur prezantohet edhe “djaloshi i artë” holandez?

Pas turkut të parë që veshi fanellën bardhezi, ja kur prezantohet edhe “djaloshi i artë” holandez?
Matthijs de Ligt së shpejti do të jetë lojtari më i ri i Juventusit.

Sipas "Corriere dello Sport:, ditën e mërkurë do të jetë edhe momenti i zyrtarizimit të tij, osë në të kundërt, gjithçka do të konkretizohet përpara datës 19 korrik, që korrenspondon edhe më datën kur Juventusi do të nisë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në Azi.

Përveç mbrojtësit hollandez, një tjetër lojtar pritet të zbarkojë në Torino. Bëhet fjalë për Paul Pogba. Juventusi ka shtuar “dozën” për të, duke dhënë deri në 130 milionë euro në drejtim të Manchester United. Të shohim se çfarë do të ndodhë.

Të gjithë janë në pritje të zyrtarizimit të djaloshit të artë të AjaX e Holandës, Matthijs De Ligt, i cili konsiderohet e ardhmja e futbollit. Bëhet fjalë për kapitenin e Ajax, ose lojtari që udhëhiqte   mbrojtjen në mënyrë aq të organizuar, saqë dhe nëse sulmi paraqet ndonjë probleme, di të shpërthejë e të shënojë. Në luftë në ajër ka një veti, të jashtëzakonshme, pasi i shpëton mbulimit të mbrojtjes kundërshtare.

Cristiano Ronaldo ia pa dhe ia njeh mirë cilësitë, ndaj edhe këmbëngul se përveç tij, që skuadra bardhezi të ngrejë Champions, duhet një lojtar i tillë.

“Ndërkohë Juventus ka zyrtarizuar mbrojtësin Merih Demiral, i cili është dhe lojtari i parë me origjinë turke që ka veshur fanellën bardhezi.

Futbollisti turk, i cili u transferua në janar në Seria A, zhvilloi një sezon fantastik te “Sassuolo”, duke joshur drejtuesit e zonjës së vjetër, të cilët do të paguajnë 18 milionë euro në arkat e skuadrës së Sassuolos për pronësinë e futbollistit.

Mbrojtësi 21-vjeçar i Sassuolos është transferuar zyrtarisht te Juventus duke firmosur një kontratë 5-vjeçare.

Demiral është 192 centimetër i gjatë, i lindur në 5 mars 1998.

loading...
loading...