Një vit “në këmbë ose me taksi”, policia i heq patentën yllit brazilian të Realit

Një vit “në këmbë ose me taksi”, policia i heq patentën yllit brazilian të Realit
Mbrojtësi i Realit të Madridit, Marcelo, i është pezulluar patenta për një vit.

Të hënën në mbrëmje 31-vjeçari po udhëtonte me makinë kur u ndalua nga agjentët e policisë rrugore.

Ata i kërkuan të bënte testin e akoolit, por Marcelo refuzoi t’i bindej kërkesës së policisë.

Kjo bari që ai të paguante një gjobë 675 euro për tejkalim të shpejtësisë, gjobë që për pagën e tij disa milionë euro në vit nuk përbënte asnjë problem.

Por policët për këtë rast përveç gjobës i pezulluan edhe patentën për një vit yllit brazilian të Realit, i cili duhet deri në verën e ardhshme duhet të lëvizë në këmbë, me ndonjë shok, ose me taksi .

Marcela u gjobit në Rio De Janiero, ku ndodhet për pushimet verore.

Ai nuk u grumbullua nga Brazilia për Copa America, pasi u la jashtë nga Tite, ndërkohë skuadra e tij fitoi 2-0 në gjysmëfinale me Argjentinën, duke prekur finalen e madhe.

loading...
loading...