
Pjelloria e femrave është në rrezik për shkak të ndotjes së ajrit. Pluhurat që gjenden në ambient mund të ndikojnë negativisht te femra, duke ulur trefish pjellorinë e saj.
Sa më e madhe të jetë ndotja, aq më shumë bie funksioni iu vezoreve.
Studimi i drejtuar nga Antonio La Marca, docent i gjinekologjisë, u bazua në 318 femra me banim në provincën e Modenas me moshë mesatare 38 vjeçe dhe ato me banim në
Emilia Romagna duke u krahasuar me faktorët ambiental si ndotja dhe temperatura.
Ky studim u shtri nga viti 2007 deri në vitin 2017, ku u vu re se femrat që jetonin me më shumë ndotje në ajër, rezultonin më pak periudhe, shkruan noa.al.
Po ashtu u vu re se femrat prireshin që ta sillnin në jetë më vonë fëmijën e tyre të parë, për shkak të zgjedhjeve personale por edhe prej kushteve ekonomike.