Mushkonjat, shqetësim në rritje për pushuesit nëpër plazhet tona

Mushkonjat, shqetësim në rritje për pushuesit nëpër plazhet tona
Mushkonjat janë shqetësimi kryesor i pushuesve në plazhet tona, sidoemos në atë të Semanit, Fier.

Mungesa e dezinsektimit para sezonit të plazhit ka krijuar shqetësime mbi praninë e mushkonjave që po shtohen ngjeshëm në plazhet tona.

Në të gjithë vijën bregdetare, nga veriu në jug, pushuesit ankohen për sigurinë në plazhe!

Pickimet nga mushkonjat janë kthyer në shqetësimin e tyre kryesor, sidomos për pushuesit në plazhin e Semanit në Fier.

Ndryshe nga vitet e kaluara, dezinsektimi nuk është bërë në nisje të sezonit veror, - thonë ata.

“Dezinsektimi nuk është bërë, ka shumë mushkonja. Shteti nuk ka marrë masa”

I ndodhur vetëm 18 km nga qyteti, Plazhi i Semanit mbetet një destinacion për pushime për fierakët.

Shqetësimi mbetet i njëjtë edhe më në jug. Edhe fakti që ka qenë muaj zgjedhor, ka bërë që bashkitë të mos fokusohen si duhet tek plazhi dhe masat që duheshin marrë në kohë.

Si të mos mjaftonin mushkonjat, në Sarandë, një pjesë e plazheve private vijojnë të shkelin rregullat duke i mbajtur kullat e vrojtimit bosh.

Pushuesit shprehet se mushkonjat dhe siguria në plazh mbetet shqetësim thuajse në të gjithë bregdetin, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve për të marrë masa karshi subjekteve private, të cilat përveç fitimit, mbeten gjithnjë pas mbi masat e duhura që duhen të ndërmarrin nga ana e tyre.

loading...
loading...