Mungesa e magnezit në trup dhe shqetësimet që lidhen me të

Mungesa e magnezit në trup dhe shqetësimet që lidhen me të
Magnezi është i rëndësishëm për më shumë se 300 funksione metabolike në organizmin e njeriut.

Në fakt, secila qelizë në trupin e njeriut ka nevojë për këtë mineral që trupi të funksionojë si duhet.

Magnezi në trupin e njeriut ndodhet kryesisht në eshtra dhe dhëmbë, ndërsa në sasi më të vogël është në zemrën e njeriut dhe në tru, gjithashtu edhe në gjak.

Sipas studimeve të fundit me statistika të organizuar nga USDA, më shumë se gjysma e amerikanëve kanë rezultuar me mungesë të magneziumit, kryesisht për shkak të jetës moderne, dinamikës dhe stilit të pashëndetshëm të jetës, shtuar edhe nga stresi fizik dhe mendor.

Sasia ditore e magnezit është 500-1000 mg në ditë.

Por mungesa e magnezit mund të shkaktojë telashe të mëdha shëndetësore ndërsa më poshtë ju sjellim disa nga simptomat e mungesës së magnezit.

  • Osteoporoza
  • Lodhje kronike
  • Pagjumësi
  • Dridhje të fytyrës
  • Ngërçe të këmbëve
  • Ankth
  • Nervozizëm
  • Migrenë
  • Depresion
  • Sëmundje të zemrës
  • Mungesa e magnezit është e lidhur me sëmundje kronike dhe diabeti i tipit 2.

Marrja e duhur e magnezit  përmirëson nivelin e oksigjenit në tru dhe kjo është arsyeja pse ajo mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga Alzheimer.

Ajo është e lidhur edhe me sëmundjen e Parkinson pasi disa studime kanë treguar se njerëzit me këtë sëmundje kanë nivel më të ulët të niveleve të magnezit në trurin e tyre.

loading...
loading...