Mediat franceze (Foto)/ Destinacioni për muajin korrik: Shqipëria

Mediat franceze (Foto)/ Destinacioni për muajin korrik: Shqipëria
Nëse Shqipëria ju tundon, mos prisni shumë kohë për të blerë biletat tuaja, sepse ajo pritet të bëhet shpejt një destinacion i patjetërsueshëm për turistët europianë.

Pas shumë artikujve kushtuar kohët e fundit për Shqipërinë, nga media të ndryshme ndërkombëtare, ai i radhës është nga media franceze “Boursorama”.

Kjo media është e njohur në Europë për shkrimet mbi turizmin dhe destinacionet.

Në hapësirën kushtuar Shqipërisë, për të cilën ajo thotë se është ‘destinacioni ideal i muajit korrik’, francezët përmendin natyrën, plazhet dhe qytetet shqiptare.

“Në vitet e fundit, Ballkani është popullarizuar kudo në botë. Mund të thuhet se rajoni ka shumë për të ofruar dhe për të joshur turistët. Ajo gëzon një klimë mesdhetare, nuk është pushtuar nga turistët në verë dhe ofron peizazhe të bukura natyrore”, thuhet në artikull. Pas Serbisë dhe Malit të Zi, ju ftojmë të zbuloni Shqipërinë, shkruhet më tej.

Vetëm 2 orë nga Parisi me avion, Shqipëria është një xhevahir i vërtetë i panjohur për turistët francezë. Madje, është një vend frankofil ku nuk është e pazakontë të flasësh me banorët (të njohin gjuhën franceze). Por kjo nuk është ky interesi kryesor i këtij destinacioni sekret.

Shqipëria vlerësohet veçanërisht për autenticitetin dhe për mikpritjen e banorëve të saj.

Ende e ruajtur nga turizmi masiv dhe globalizimi, ky vend duket si i shkëputur nga historia, sidomos kur zhytet në masivet malore që mbulojnë 70% të territorit të saj.

Veçohen qyteti i vogël i Gjirokastrës meriton të vizitohet. Shtëpitë prej guri dhe fortesa, e meritojnë vendin në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Për ata që pëlqejnë rërën e imët, Riviera Shqiptare është konsideruar si parajsë

Ksamili është destinacion që duhet vizituar. Ky fshat i vendosur drejt ishullit grek të Korfuzit është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura në vend.

loading...
loading...