Maqedoni e Veriut, Gruevski ndez debate nga azili për autostradën e re, “kur të kthehemi, të mos e gjejmë të shkatërruar”

Maqedoni e Veriut, Gruevski ndez debate nga azili për autostradën e re, “kur të kthehemi, të mos e gjejmë të shkatërruar”
Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet të inaugurojë  autostradën Milladinovci-Shtip.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë kryeministri, ministra, përfaqësues të ambasadës së Kinës e të tjerë.

Ish-Kryeministri në arrati Nikola Gruevski, nga Budapesti, përmes një postimi në Facebook ka komentuar hapjen e kësaj autostrade, duke sqaruar se i gëzohet përfundimit, siç thotë, të arteries kryesore për Maqedoninë Lindore dhe se 85 deri 90% është ndërtuar derisa VMRO-DPMNE-ja ka qenë në pushtet.

Por sipas tij, meritë të madhe për ndërtimin e kësaj autostrade ka edhe ish-ministri i Transportit, Mile Janakievski, për të cilin janë ngritur procedura për shpërdorim të detyrës. “Le të jetë me fat autostrada Shkup-Shtip. Këta hajnat e pushtetit, le të përpiqen së paku ta mirëmbajnë siç duhet. Të mos jetë i shkatërruar kur të kthehem! Përshëndetje nga Budapesti” – ka shkruar ish-Kryeministri Gruevski në rrjetin social Facebook.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i socialdemokratëve në pushtet, pasi LSDM-ja thotë se pikërisht ka qenë Gruevski i cili ka keqpërdorur mjetet për ndërtimin e kësaj autostrade, siç thonë së bashku me bashkëpartiakun e tij Mile Janakievski. Socialdemokratët thanë se Gruevski nuk duhet të shqetësohet për mirëmbajtjen e autostradës.

loading...
loading...