Karabinierët italianë të Casalotit kanë arrestuar një të ri shqiptar që ishte në kërkim europian për disa grabitje.
Ai akuzohet për vjedhje në Gjermani gjatë viteve 2016-2018.
Mediat shkruajnë se ai është përfshirë në të paktën gjashtë grabitje të kryera në bashkëpunim.
22-vjeçari kishte si synim vjedhjen e kazinove ku grabiste paratë e makinerive.
Dje në mbrëmje, në një pikë kontrolli të trafikut, u ndalua edhe 22 vjeçari, që rezultonte në kërkim në të gjithë Evropën.