Gjermania, refuzon SHBA-në, s'do të dërgojë trupa tokësore në Siri

Gjermania, refuzon SHBA-në, s'do të dërgojë trupa tokësore në Siri
Qeveria gjermane refuzon kërkesën e SHBA për të dërguar trupa ushtarake tokësore në luftën kundër të ashtuquajturit „Shteti Islamik“ në Siri. Mbështetje do të ketë vetëm nga ajri.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane,  Steffen Seibert tha në Berlin, se qeveria gjermane do të vazhdojë të japë kontributin e saj për luftimin e të ashtuquajturit „Shteti Islamik", IS, në këtë ndihmesë gjermane llogariten avionë zbulimi të tipit tornado, avionë furnizimi dhe instruktorë në Irak. Seibert përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave tokësore. Me anëtarët e tjerë të koalicionit Anti-IS do të ketë së shpejti bisedime, se si mund të zhvillohet më tej angazhimi gjerman, tha ai. I ngarkuari amerikan gjerman për Sirinë dhe koalicionin kundër „Shtetit Islamik", IS, James Jeffrey i kishte kërkuar qeverisë gjermane të premten (05.07) në një vizitë në Berlin ndihmë shtesë për luftën kundër IS-it.

Marrë me shkurtime nga DW

loading...
loading...