ELBASAN/ Breshëri plumbash në rrugë, vritet 24-vjeçari që sapo kishte dalë nga burgu në Itali, plagoset i vëllai

ELBASAN/ Breshëri plumbash në rrugë, vritet 24-vjeçari që sapo kishte dalë nga burgu në Itali, plagoset i vëllai
Një 24 vjeçar është vrarë me armë zjarri pak pas mesnatës në fshatin Broshkë në afërsi të qytetit të Elbasanit.

Klevi Baho është qëlluar me një breshëri plumbash dhe ka humbur jetën në vend, ndërsa është plagosur vëllai i tij 30-vjeçar Sandër Baho.

Dy vëllezërit u qëlluan ndërsa ktheheshin për në shtëpi, në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Ata po udhëtonin me një automjet tip “Audi” me targë AA 333UZ kur janë qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

30-vjeçari mësohet se ka marrë tre plumba në shpatull, por është jashtë rrezikut për jetën, i shtruar në spital.

Ende nuk është e qartë se cili prej vëllezërve ishte shënjestra e atentatorëve.

Mediat raportojnë se viktima kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu në Itali.

Një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit, ndërsa policia ka ngritur gjatë natës postblloqe në rrugë kombëtare dhe dytësore, në përpjekje për të kapur ekzekutorin. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...