Dy komedianët rusë tentuan kurth edhe për Thaçin, Zaev e telefonon dhe i kërkon falje (pasi ra “viktimë” e tyre)

Dy komedianët rusë tentuan kurth edhe për Thaçin, Zaev e telefonon dhe i kërkon falje (pasi ra “viktimë” e tyre)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, foli mbi deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë dhe planit mbi këtë çështje me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç

Thaçi tha se ka pasur një bisedë telefonike 20 minutëshe me Zaev, të kërkuar nga ky i fundit.

Kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut e ka sqaruar se ka rënë pre e mashtrimit dhe gjithçka kishte thënë nuk ka asnjë bazë zyrtare.

“Kam zhvilluar mbrëmë një bisedë telefonike 20 minuta. Zaev më ka thirrur mua si President për tu sqaruar. Më ka thënë se ka qenë një rrethanë në të cilën ka rënë pre e mashtrimit dhe gjithçka ka folur për komunat e Kosovës që do t’i jepen Serbisë i ka folur duke u bazuar në thashetheme, dezinformata dhe të dhënat apo lancimet në media”, u shpreh Thaçi.

Dy komedianët rusë mashtruan përmes dy bisedave telefonike kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke ju shtrirur si të ishte njëri ish-Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe tjetri Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Çuditërisht Zaev ra viktimë e tyre dhe kuptoi kohë më vonë, ose më saktë dy ditë më parë kur komedianët publikuan bisedat me të, se nuk kishte folur me zyrtarët e pretenduar.

Në biseda flitet për çështje të ndryshme përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi, ku ndër të tjera, Zaev thotë se ai dhe kancelarja Merkel janë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.

Lidhur me këtë bisedë, Zaev i ka kërkuar falje Presidentit të Kosovës.

“Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës. Në të njëjtën kohë ka theksuar se ajo çfarë ka folur me mashtruesit që e kanë thirrur në telefon kanë qenë  gjëra që nuk përkojnë me Kosovën. Ka thënë se nuk ka asnjë informacion zyrtar për atë që ka deklaruar por thashetheme dhe lajme të rreme nga gazeta ruse Putnik.

Thaçi nënvizoi se raportet e Kosovës me Maqedoninë e Veriut kanë qenë dhe janë korrekte.

Sakaq, Presidenti i Kosovës madje zbuloi se edhe ai vetë ka qenë në shënjestër të dy komedianëve rusë para 8 muajsh.

“Kanë tentuar të depërtojnë dhe në zyrën time. Para 7-8 muajsh kjo përpjekje. Falënderoj kabinetin për punën e tyre shumë profesionale që kanë shmangur këta dy mashtrues.”

loading...
loading...