Dëme të mëdha nga stuhia në bregdet

Dëme të mëdha nga stuhia në bregdet
Erërat e fuqishme të cilat nisën mesnatën duke u gdhirë e mërkurë të shoqëruara edhe me stuhi dhe reshje shiu kanë shkaktuar dëme të mëdha në Lezhë, Shëngjin dhe disa zona të tjera bregdetare.

Pemë të thyera, makina të dëmtuara, çadra dhe shezlone të shkatërruara janë disa nga pasojat që ka lënë pas stuhia që preku bregdetin.

Stuhia zgjati rreth 2 orë nisi të shkatërrojë pjesën e bregdetit.

Si pasojë e motit të keq qyteti i Lezhës por edhe një pjesë e madhe e fshatrave janë pa energji elektrike ku ka patur dëmtime në rrjet nga era e fuqishme.

Dëmtime kanë pësuar edhe disa linja tension të mesëm dhe rajonet më të prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durrësi.

Punonjësit e OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe kthimin e energjisë elektrike. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...