Arrestohet shqiptari në Athinë, shtëpinë e kishte kthyer në laborator të falsifikimit të dokumentave

Arrestohet shqiptari në Athinë, shtëpinë e kishte kthyer në laborator të falsifikimit të dokumentave
Një laborator i falsifikimit të dokumenteve është zbuluar në Athinë teksa në pranga ka rënë një 50-vjeçar shqiptar, i akuzuar për falsifikim.

Siç raportojnë mediat greke, shqiptari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur u arrestua jashtë shtëpisë së tij në Ilioupoli.

Policia i gjeti shqiptarit tre karta identiteti greke, një pasaportë greke,  një leje qëndrimi greke dhe tre patentat greke, të gjitha të destinuara për tu shitur. Po ashtu iu gjetën edhe 4040 euro.

Pas hetimeve u zbulua se shqiptari kishte ngritur një punishte në shtëpinë e tij, ku prodhonte dokumenta të falsifikuara.

Pas kontrolleve në rezidencën e tij u sekuestruan, 7 laptopë, 11 printera, 49 karta ideniteti, 39 pasaporta, 90 leje drejtimi dhe dokumente të vendeve të tjera.

Shqiptari i arrestuar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë greke.

 

loading...
loading...