Apel hajdutëve nga doktori që jeton në Gjermani: Nëse na merrni lekët, të paktën dokumentet na i ktheni!

Apel hajdutëve nga doktori që jeton në Gjermani: Nëse na merrni lekët, të paktën dokumentet na i ktheni!
Në rrjetet sociale dhe mediat online qarkulloi një video në të cilën shihej një hajdut teksa thyente xhamat e veturës së një emigranti nga Gjermania.

Ngjarja ndodhi dje në parkingun e Qendrës Tregtare “Abi Qarshia” në Prizren.

Hajduti mori një çantë me një kabllo dhe 100 euro.

Ky gjest u dënua nga të gjithë, pas pamjeve ndërsa përmes thirrjeve në rrjete sociale u kërkua dënim për të. Në anën tjetër, doktori Fahri Beqa i cili ditë më parë mori liçencën nga autoritetet gjermane për hapjen e ordinancën së parë kardiologjike me pronar shqiptar në Gjermani, ka një apel për të gjithë ata që mendojnë të përfitojnë duke iu vjedhur e thyer makinat.

“Edhe nëse na i vidhni paret, dokumentet na i ktheni se pastaj policia nuk është në gjendje sa na zgjat pushimi një vërtetim për vjedhjen e dokumenteve me na i leshu...”, ka shkruar Beqa në profilin e tij Facebook.

loading...
loading...