Andi Lila largohet nga PAS Giannina, ja ekipi që ka për zemër në superiore

Andi Lila largohet nga PAS Giannina, ja ekipi që ka për zemër në superiore
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Andi Lila largohet pas 7 vitesh e gjysmë nga PAS Giannina, pasi klubi grek nuk i ka rinovuar kontratën.

33-vjeçari i cili i ka qëndruar besnik skuadrës së Superligës greke gjatë gjithë këtyre viteve, tashmë është detyruar të zgjedhë një destinacion të ri për të vijuar karrierën.

Kategoria Superiore është një mundësi e mirë për Lilën, i cili mund të vendosë të rikthehet te skuadra e tij, Tirana, pasi nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për ngjyrat bardheblu. /l.k./

loading...
loading...