Ambasada të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, Cakaj dhe Pacolli firmosin marrëveshjen

Ambasada të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, Cakaj dhe Pacolli firmosin marrëveshjen
Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje për të pasur përfaqësi të përbashkëta diplomatike, ambasada dhe konsullata.

Ministrat e Jashtëm të dy vendeve fqinje Gent Cakaj dhe Behgjet Pacolli firmosën marrëveshjen teksa njoftuan lajmin përmes një konference të përbashkët për mediat.

Marrëveshja në fjalë u firmos sot nga dy ministrat Gent Cakaj dhe Behgjet Pacolli.

Cakaj sqaroi se marrëveshja konsiston në katër shtylla kryesore, politike, diplomatike, profesionale dhe kulturore.

“Kemi vendosur ngritjen e grupit ndërministror për përfaqësim të përbashkët ndërkombëtar me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve politike në terrenin ndërkombëtar dhe marrjen e detyrimeve konkrete për përfaqësim të njëra-tjetrës sipas vlerësimeve të përbashkëta veçanërisht në organizata ndërkombëtare”, tha Cakaj.

Ai që edhe e ka propozuar një gjë të tillë, kreu i diplomacisë së Kosovës tha se operimi i dy vendeve si një trup i vetëm do të sjellë më shumë rezultate.

“Jetojmë në një kohë kur politika dhe interesat e shteteve të ndryshme kanë ndryshuar dhe ne duhet ti adaptohemi këtij realiteti.

Adaptimi ynë fillon edhe nëpërmjet kësaj marrëveshje dhe do jetë më tepër në vendet ku nuk kemi qenë deri tani. Duhet të hapim diplomacitë”, tha Pacolli.

 

loading...
loading...