Aksidenti tragjik, vajza bie nga kati i 11 i kroçerës luksoze

Aksidenti tragjik, vajza bie nga kati i 11 i kroçerës luksoze
Turistët thanë se dëgjuan një nënë "duke bërtitur me dhimbje", ndërsa vajza e saj ra nga 150 metra lartësi nga një anije lundrimi teksa po mbahej nga gjyshi i saj.

Vajza 18-vjeçare u shkëput nga krahët e gjyshit dhe u rrëzua nga kati i 11-të i anijes “Royal Caribbean” ku edhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Fëmija besohet të ketë rënë në beton më poshtë, ndërsa anija u ankorua në San Juan të Porto Rikos.

Gjyshi i vajzës është Salvatorre Anello.

Ajo u shpall e vdekur pak kohë pas aksidentit.

Vajza ishte nga Indiana, SHBA, dhe ishte me pushime me prindërit dhe gjyshërit e saj.

Familja e vajzës ende nuk është pyetur nga detektivë por policia ka thënë se besojnë se incidenti ishte një aksident tragjik. /l.k./

Marrë nga www.thesun.co.uk

loading...
loading...