ZGJEDHJET/ Problemi i vetëm: Pjesëmarrja, KQZ njofton shifrat e votuesve deri më tani

ZGJEDHJET/ Problemi i vetëm: Pjesëmarrja, KQZ njofton shifrat e votuesve deri më tani
Teksa në rang kombëtar po mbahen zgjedhjet vendore, partitë e opozitës kanë bojkotuar procesin.

Qendrat e votimit janë hapur zyrtarisht në orën 07:00 e mbesin të tilla deri në 19:00.

Përgjithësisht deri më tani situata ka qenë e qetë, me disa incidente të vogla në disa qendra votimi.

Për herë të parë në këto zgjedhje në 31 bashki votohet për vetëm një kandidat për kryetar bashkie, atë të maxhorancës.  Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për qetësi dhe për të shmangur dhunën.  Pjesëmarrja ka qenë tepër e ulët. Deri ne orën 15:00 KQZ raportoi se pjesëmarrja ka qenë vetëm 15.5 %.

Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se deri në orën 15:00 kanë votuar vetëm 15.5% e votuesve.

Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në Vlorë ishte 14 %, në Selenicë 12%,  Himarë 10%.

 

loading...
loading...