Voltana Ademi mbyll dyert e shkollave: Njohim dekretin e Metës, zgjedhjet bëhen më 13 tetor

Voltana Ademi mbyll dyert e shkollave: Njohim dekretin e Metës, zgjedhjet bëhen më 13 tetor
Dyert e disa shkollave janë mbyllur me urdhër të Bashkisë së Shkodrës, për të mos lejuar futjen e materialeve zgjedhore për votimet e nesërme.

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka rikonfirmuar se ajo njeh vetëm dekretin e Presidentit të Republikës që ka përcaktuar 13 tetorin si datën e zgjedhjeve për pushtetin vendor.

“Bashkia e Shkodrës ka ripërsëritur njoftimin për ish- KZAZ- të, të cilat në shkelje të Dekretit të Presidentit, vazhdojnë të konsiderohen të tilla nga KQZ. Shkresat zyrtare janë një mundësi për të paralajmëruar dhe ndihmuar të mos shkelin ligjin, të gjithë individët e paautorizuar që mund të tentojnë të hyjnë në asetet në pronësi e administrim të Bashkisë Shkodër. Jemi të vendosur t’i menaxhojmë në zbatim të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Kryetarja e Bashkisë ka kërcënuar edhe me ndjekje penale.

“Në çdo rast që do të cenohen institucionet, të gjithë shkelësit do të kallëzohen penalisht”.

Në Shkodër praktikisht disa shkolla janë të mbyllura pas këtij urdhri, ndërsa në disa të tjera ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...