
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një adoleshenteje e cila po kthehej nga mbrëmja e minimaturës.
16-vjeçarja në Akademinë e Brauton, Devon ishte mes 95 nxënësve të tjerë që morën pjesë në festën e fundvitit të shkollës të enjten në mbrëmje.
Ata shijuan pije joalkolike me disa ushqime dhe pastaj festuan nën ritmet e muzikës deri në orën 11 të natës.
Vajza u përplas rreth orës 12.40 të premten, ndërsa po ecte përgjatë rrugës A361 dhe vdiq në vendngjarje.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar arsyen përse ndodhi aksidenti tragjik.