
Përbërja:
4 patate, 2 dardha
1 qepë, krem djathi
gjalpë, pak vaj ulliri
ujë, kripë dhe piper.
Përgatitja:
Në një tigan me vaj ulliri dhe pak gjalpë, shtojmë qepën e prerë trashë.
Shtojmë kripë, piper dhe patatet e prera në kubikë.
I kaurdisim dhe shtojmë ujin.
Pastrojmë dardhat dhe i hedhim në masën e supës.
Pasi të kenë zjerë bashkë, i përziejmë.
Hedhim në fund kremin e djathit. S
hërbejmë me pak bajame të grira.