Shokohet Amerika, nëna ther beben 5-ditëshe: Boll i kam dy fëmijë, nuk dua tjetër

Shokohet Amerika, nëna ther beben 5-ditëshe: Boll i kam dy fëmijë, nuk dua tjetër
Një nënë 29-vjeçare është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuzën e vrasjes së bebes së saj që kishte sjellë në jetë vetëm 5 ditë më parë.

Telefonata që alarmoi policinë është bërë nga vetë e akuzuara, Hiralbahen Bhavsar, e cila ka kërkuar ndihmë pasi “po e dhunonte i shoqi”.

Por policia në Little Ferry, në shtetin New Jersey, ka gjetur gjurmë gjaku me të hyrë në banesë.

Bebja 5-ditëshe është gjetur e therur me thikë.

Fillimisht policia prangosi bashkëshortin, duke dyshuar se ishte ai autori i krimit, por shpejt u zbulua e vërteta e tmerrshme.

Bebja kishte nisur të qante dhe nëna e kishte marrë në krahë dhe kishte shkuar në dhomë, duke u thënë familjarëve se do t’i jepte gji.

Por në vend ta ushqente, 29-vjeçarja i kishte marrë jetën me thikë bebes.

Ka qenë vetë nëna e re që kishte treguar në polici për ngjarjen makabre, që ka shokuar opinionin në SHBA.

“Kam dy fëmijë dhe nuk dua të kem tjetër”, ka qenë rrëfimi i saj shokues.

Mendohet se nëna është goditur nga një sëmundje e njohur si depresioni pas lindjes, por megjithatë ajo ndodhet në qeli, në pritje të fillimit të procesit gjyqësor. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...