
Gjinekologu përdorte spermën e tij për të lënë shtatzënë pacientet, të cilat mendonin se ishin sterile.
Bernard Norman Barëin, një gjinekolog kanadez nga Ottaëa, u pezullua nga detyra, për shkak se kishte përdorur spermën e tij gjatë farëzimit artificial, tek pacientet.
Gjithçka u zbulua nga një prej vajzave të doktorit, tashmë e rritur, e cila ishte ngjizur me mashtrim nga mjeku.
Pasi kreu analizën e ADN-së ajo zbuloi se ishte vajza e gjinekologut i cili kishte ndjekur të ëmën, kështu që bëri denoncim.
Kjo bëri që ndaj tij të thellohen hetimet, të cilat bënë zbulimet e paimagjinueshme.
Ai kishte lënë shtatzënë me dhjetëra femra të tjera, të cilat i ishin drejtuar duke menduar se ishin sterile, ku dhe mendohet se është babai biologjik i 11 fëmijëve.
Pas zbulimit mjeku u pezullua dhe u dënua me 10 mijë dollarë gjobë.