
"Në funksion të farsës zgjedhore dhe të përdhosjes së Kushtetutës, Ministria e Arsimit nxjerr një qarkore, e cila hapur shkel Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Arsimin parauniversitar.
Një turp e skandal i paparë e i padëgjuar.
Qarkorja urdhëron në pikën 5, dorëzimin e institucioneve arsimore policisë së shtetit, duke ligjëruar dhunimin e shkollave.
Policia e shtetit ndalohet sipas Kodit Zgjedhor t’i afrohet QV-ve e jo më t’i posedojë siç i kërkohet.
Ky është pushtim policor.
Në qarkore, Drejtorët si personel arsimor, në kundërshtim me nenin 88 të Kodit që i ndalon, përfshihen me detyrim në procesin zgjedhor.
Ministria sillet si pronare e institucioneve arsimore në kundërshtim me nenin 28 të Ligjit të arsimit parauniversitar, i cili përcakton se është njësia e qeverisjes vendore (Bashkia) ajo që zotëron juridiksionin mbi to.
Që garanton paprekshmërinë, ruan e mirëmban institucionin arsimor.
Çmenduria e Ramës e të pabesëve të tij nuk paska kufij."