Shishet plastike, rreziku që vjen nga përdorimi i shpeshtë sidomos në verë

Shishet plastike, rreziku që vjen nga përdorimi i shpeshtë sidomos në verë
Me temperaturat gjithnjë e në rritje duhet të konsumojmë më shumë ujë për të qenë të hidratuar. Por nëse jeni personi që rimbushni shishet plastike çdo ditë, në fakt po e dëmtoni më shumë veten.

Kjo pasi shishet plastike që i rimbushni nuk janë prodhuar për këtë, që do të thotë se ato janë 1-përdorimshe dhe kanë potencialin të lëshojnë kimikate të dëmshme. Në veçanti ka shqetësime për Bisphenol A (BPA), një kimikat, i cili përdoret për të prodhuar plastikën dhe se mund të ndërhyjë në hormonet e njeriut.

“Disa toksina të zbuluara në shishet plastike mund të prekin çdo sistem të trupit tonë. Mund të ndikojnë në ovulim, të rrisin rrezikun e problemeve të shtyra nga hormonet si PCSO, kanceri i gjirit, endometrite dhe shumë të tjera”, paralajmëron doktoresha Marilyn Glenville.

Këshilla është të mos ripërdorni shishet plastike.

loading...
loading...