
Ngjarja ka ndodhur në 30 maj, në kryeqytetin anglez.
Njëra prej vajzave lesbike bëri publike foton, ku ajo bashkë me shoqen e vet dukeshin të shpërfytyruara dhe të mbuluara nga gjaku, duke ngjallur edhe reagime të shumta nga opinioni publik.
Ajo shpjegon ngjarjen e rëndë, që ndodh në një vend të zhvilluar si, Britania.
“Ishin 4 të rinj nga mosha 20 deri në 30 vjeç."
"Ata na kërkuan që të putheshim me njëra-tjetrën në sytë e tyre, teksa ishim brenda në autobus.”
“I thash të na linin të qetë sesa shoqja ime Kris nuk ndihej mirë. Mbaj mend pastaj që ata e futën në mes shoqen time dhe e goditën pa fund dhunshëm. Hyra për t'i ndarë, por edhe unë e pësova në të njëjtën mënyrë”, - u shpreh 28 vjecarja Melania Geymonat, e cila punon si hostes në një kompani ajrore.
Të rinjtë pasi i rrahën, edhe iu grabiten atyre sendet me vlerë.