
Përbërësit:
150 gr rosto viçi
1/2 kokërr karçof
1 gotë verë e bardhë
1 gotë pana (kuzhine)
djathë parmixhano
vaj ulliri e kripë
piper, rozmarinë.
Përgatitja:
Skuqni roston e viçit në një tigan me vaj ulliri. Hidhni kripë, piper dhe 1 kokërr karçof. Shtoni 1 gotë verë të bardhë, 1 gotë pana dhe gatuajini për disa minuta. Më pas hidhini në një tavë. Shtoni mbi të djathin parmixhano dhe ½ kokërr karçof.
Piqini për 20 minuta. Dekorojeni tavën me degë rozmarine.