RECETA GATIMI/ Risotto me panxhar të kuq

RECETA GATIMI/ Risotto me panxhar të kuq
Përbërësit:

4 lugë gjelle vaj ulliri

1 kokërr qepë mesatare

1 degë selino

1 thelpi hudhër

300 g oriz

100 g lëng limoni

1 litër lëng mishi

400 g panxhar i freskët

4 lugë gjelle gjalpë i freskët

6-7 lugë gjelle kaçkavall

pak kopër për zbukurim

Përgatitja:

Në një tigan me bazë të gjerë hedhim vajin e ullirit dhe pastaj, sipas radhës, qepën dhe selinon e grirë dhe i kaurdisim derisa të zbuten.

Më pas shtojmë thelpinj të hudhrës dhe orizin.

Ulim flakën dhe e trazojmë ngadalë orizin që të skuqet në të gjitha anët. Shtojmë lëngun e limonit dhe e lëmë të avullojë.

Herë pas here shtojmë nga një garuzhdë lëng mishi, pa e trazuar me orizin.

Sapo të përthithet nga orizi, shtojmë të tjerat derisa të shterojë i gjithë lëngu. E lëmë të ziejë në flakë mesatare, derisa masa të jetë bërë në formë kremi.

Shtojmë pastaj panxharët, fillimisht të zierë veçmas dhe të bërë pure në një grirës.

Trazojmë me lugë druri orizin derisa masa të jetë njëtrajtësuar dhe të ketë marrë ngjyrë të kuqe në vishnjë.

E heqim nga zjarri, shtojmë gjalpë dhe kaçkavall. E hedhim në pjata dhe e zbukurojmë me kopër të freskët.

Shërbehet i ngrohtë.

loading...
loading...