
Përbërësit:
1 kg kajsi të pastruara
3 lugë sheqer i kafenjtë
150 gr kokrra tërshëre
100 gr miell, ca gjalpë
1 lugë me mjaltë
Përgatitja:
Ngroheni furrën. Rendisni në fund të enës kajsitë e prera dhe u hidhni sheqerin e kafenjtë. Përzieni miellin, grimcat e tërshërës dhe sheqerin. Shtoni pjesëzat e gjalpit me gishta dhe fërkoni, që të bëhen thërrmija. Hidhni mjaltin dhe bëni thërrmija më të mëdha. Hidhni përbërjen barabar nëpër kajsi.
Në fund të të gjithave hidhni 2 lugë të vogla mjaltë, para se t’i fusni në furrë. Piqini. Kur shtresa e sipërme të marrë ngjyrë ari, ëmbëlsira do të jetë e gatshme. Shërbejeni të ngrohtë me akullore vaniljeje.