
Përbërësit:
1 hudhër, 1 domate
2 speca, 1 lugë gjalpë
1 lugë salcë domate
2.5 gota me lëng pule
1 gotë ujë i vakët
3 lugë me trahana
kripë, piper i zi
1 lugë nenexhik.
Përgatitja:
Gjalpin dhe hudhrën e vendosni në një tenxhere për skuqje, pastaj u shtoni domaten, specat dhe salcën. Pasi t’i përzieni pak përbërësit që i keni vendosur në tenxhere, shtoni lëngun e pulës, erëzat, trahananë dhe ujin e vakët. Supën e përzieni për rreth 5-6 minuta dhe lëreni të vlojë në temperaturë mesatare.