
Për të realizuar këtë gatim nevojiten:
Dy patate të madhësisë normale
Disa shtresa mish të thatë
Një vezë
Një copëz e vogël gjalpë
Krip dhe piper
Përgatitja:
Patatet i presim në mes dhe u heqim pjesën e brendshme me lugë.
Masën e nxjerrë,e copëtojmë sa më shumë, për të përftuar një masë sa më homogjene. Mishin e thatë e presim në copëza të vogla. Përziejmë të gjithë përbërësit, shtojmë vezën, kripë e piper sipas dëshirës. Pasi kemi përgatitur përbërjen, bëhet mbushja e pjesëve të zbrazura të patateve. Pasi përfundon mbushja e tyre, i vendosim në tiganin e lyer me vaj.
Pjekja duhet të bëhet në furrë në temperaturën 220 gradë celsius , gjatë 20 minutave.