PROTESTA/ Basha zotohet para protestuesve: Dy kushtet e panegociueshme të opozitës, nuk ka pazar politik

PROTESTA/ Basha zotohet para protestuesve: Dy kushtet e panegociueshme të opozitës, nuk ka pazar politik
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një fjalim të gjatë përpara mbështetësve të Partisë Demokratike, premtoi publikisht se nuk do të ketë Pazar politik për zgjidhjen e krizës politike, por se beteja e nisur nuk do mbarojë me largimin e Ramës, por vetëm kur të vendosen kushte për Shqipërinë si gjithë Europa.

“Për Shqipërinë si gjithë Europa ka nisur kjo betejë e sot, nga ky shesh në emrin e gjithsecilit prej jush, e të rinjve e të rejave, të vogëlushëve tanë, të fëmijëve tanë, dua të zotohem para Kombit dhe para Europës e perëndimit se kjo betejë nuk do mbarojë me largimin e Ramës po vetëm kur të vendosim kushte për Shqipërinë si gjithë Europa”.

Ai tha se standardet evropiane kalojnë përmes dy kushteve:

“Largimi i Ramës është i panegociueshëm. Dhe zgjidhje politike pa nxjerrë nga qelitë ata që protestuan për liri e demokraci e pa future në qeli ata që vodhën votat nuk ka zgjidhje politike. Ua kemi borxh gjithsecilit prej jush, që këtë krizë të thellë mos ta mbyllim me një marrëveshje politike, bazuar mbi pazare politike, kjo krizë duhet e do të mbyllet jo mbi pazare por mbi parime e sot dua ta them qartë se parimi i parë është çuarja para drejtësisë e burgut atyre që i vodhën votën shqiptarëve. Ta dijë mirë Edi Rama, ne nuk bëjmë asnjë hap pas, nuk ka zgjedhje me 30 qershor. Aleanca qytetare është në këmbë.”

Basha tha se mesazhi i shqiptarëve është dëgjuar kudo, në Europë dhe Amerikë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...