Probleme me kolitin, ja ushqimet që duhet të konsumoni

Probleme me kolitin, ja ushqimet që duhet të konsumoni
Fryrja, kapsllëku dhe dhimbja e barkut, janë çrregullime gjithmonë e më të shpeshta, të cilat shfaqen shpesh në mënyrë të alternuar dhe kapriçioze. Por cilat janë shkaqet dhe trajtimi i këtyre problemeve me produkte bimore parafarmaceutike. Shkaqet e problemeve me zorrët, janë të shumëfishta dhe të shumta, por, me marrjen e rregullt të fibrave prebiotike dhe lëngjeve të frutave të veçanta, mes të cilave edhe kivi, arrihen rezultate mjaft pozitive. Shkaqet më të shpeshta të problemeve të zorrës si: fryrja e barkut, kapsllëku, diarreja, dhimbja e barkut kur janë përjashtuar sëmundje të organeve, janë zakonet e këqija të të ushqyerit, dieta hipokalorike dhe me pak skorie, marrja e pakët e lëngjeve, stresi, koliti nga sindroma e zorrës së irrituar dhe aktiviteti i pakët fizik. Shpesh, emëruesi i përbashkët i këtyre çrregullimeve, është koliti. Por çfarë duhet bërë për të eliminuar dhimbjet që sjell ky problem dhe cilat janë ushqimet që duhet të konsumohen.

Fibrat

Fibrat prebiotike treten nga kafshët barngrënëse, por jo nga njeriu, sepse njeriut i mungojnë enzimat në gjendje për t’i tretur. Ato nuk përdoren nga njeriu dhe vlera e tyre kalorike është zero, por janë të domosdoshme për mbijetesën e florës bakteriale e cila përmban enzimat e nevojshme për t’i tretur. Bakteret asimilojnë fibrat dhe kjo sjell rritje të biomasës, njëkohësisht, dhe rritje të prodhimit të metaboliteve të rëndësishme, ku mund të përmendim acetatin, propionatin, butiratin. Këto të fundit, përveçse përbëjnë një burim energjie për epitelin e zorrës, janë dhe shumë të nevojshëm, sepse ndihmojnë metabolizmin e yndyrave, karbohidrateve, duke kontrolluar gliceminë si dhe duke ulur përqendrimin e acideve yndyrore të lira dhe kolesterolit. Përveç kësaj janë edhe burim studimi në lidhje me efektin e tyre potencial, në qetësimin e gjendjeve inflamatore të zorrës si dhe në parandalimin e kancerit. Në sindromën e zorrës së irrituar, diarreja vjen si rezultat i rritjes së peristaltikës së zorrës, e cila shpesh varet nga një rritje jo normale e florës patogjene (bakteret dëmtuese). Fibrat prebiotike me efekt të dyfishtë, realizojnë rivendosjen e florës normale bakteriale dhe, në këtë mënyrë, ato ndërhyjnë mbi funksionin e zorrës drejtpërdrejtë.

Vitaminat

Për një mirëqenie totale dhe të përhershme, është e domosdoshme të shoqërohet marrja e prebiotikëve me marrjen e komplekseve të vitaminave B. Ky kombinim është ideal për të rriturit. Tek fëmijët, përveç të tjerave, duhet shtuar vitamina C. Ato janë shumë ideale, sepse ndihmojnë në rritjen e imunitetit, në mbrojtjen nga infeksionet, nga parazitët, në mbajtjen e zorrës të shëndoshë, në përmirësimin e tretjes dhe në rregullimin e zakonit të jashtëqitjes. Kurse personat të cilët kanë çrregullime dhe intolerancë ndaj ushqimit dhe përbërësve të veçantë, kanë nevojë për një suport në prebiotikë, fibra, vitaminat B9, B12 dhe E. Kjo ndihmon në rritjen e tolerancës dhe zhdukjen e ankesave te këta persona. Tek personat të cilët kanë probleme me zakonin e jashtëqitjes kur udhëtojnë, dhe preken nga diarreja e udhëtarit, kombinohen me xhinxher dhe vitaminat B1, B6.

Dieta

Kombinimi është ideal për të mbajtur përherë në formë veten dhe organizmin, si dhe që të jeni gjithmonë të shëndetshëm, pavarësisht nga vendi ku ndodheni dhe ushqimi që përdorni. Çrregullimet e florës bakteriale, japin ndikime jo vetëm në zorrë, por edhe në organet fqinjë me të. Një problem i cili është shumë i shpeshtë dhe i pranishëm në shumë persona, është dhe infeksioni urinar, ku përgjegjës janë bakteret patogjene, të cilat ndodhen në zonën e perineumit (përfshin komplet zonën nga anusi deri në pubis). Këto baktere, në rastet e dismikrobizmave, jo vetëm që rriten në numër, por rrisin edhe shanset për të dhënë infeksione. Në këtë rast, për një mirëqenie dhe kurim të plotë, shtohen vitamina C dhe boronica. Të gjitha këto kombinime, mund t’i gjeni në treg, nën emrin ferzym.

Molla

Molla është një nga frutat që ndihmon ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e një kokrre mollë, 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë. Të hash 2 kokrra mollë në ditë, pengon infarktin e miokardit dhe gëlqerosjen e enëve të gjakut. Gjithashtu, konsumimi i këtij fruti ndihmon ata persona që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut si dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja e migrenës. Ky frut është shumë i mirë për ndalimin e dhimbjeve të saj. Nëse i sëmuri sulmohet nga krizat e migrenës, duhet të konsumojë, patjetër, një kokërr mollë. Për shkak se përmban substanca të shumta minerale, këshillohet kundër inflamacionit të zorrës, reumatizmës dhe gurëve në veshka. Një mollë e ngrënë në mëngjes, ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak.

Shega

Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Lëngu i shegës i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve. Me konsumimin e shegës kurojmë sëmundjet e stomakut, zorrëve, dhimbjet e barkut, hemorroidet, ënjtjen e bajameve, acarimin e mishrave të dhëmbëve.

 

Manaferra

Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu, edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%. Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mira. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës, si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës. Manaferra përdoret për uljen e temperaturës, ataket kardiake, diabetin, astmën dhe tretjen e ushqimeve.

 

Hudhra

Hudhra përmban kripëra të kalciumit sulfurit dhe hekurit. Është efikase kundër baktereve dhe viruseve, sidomos ndaj tifos së zorrëve, difterisë, kolerës, influencës dhe kërpudhave. Lëngu i hudhrës është mjet shumë i shkëlqyer dezinfektues të apceset, plagët dhe djegiet e lëkurës si dhe shpejton rritjen e qimeve të flokëve. Është shumë interesante dhe hudhra ruan vetitë e saj edhe pas zierjes.

Karota

Është perime i pazëvendësueshëm për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës, në sasi prej 50-150 gramë, është ilaç efikas të reuma dhe gihiti (sasi e rritur e thartirës urike në gjak). Nëse vuani nga anemitë, karota në periudhë rekord, e rregullon ngjyrën e gjakut. Rregullon tretjen në lukth, duke aktivizuar qelizat parietale të tij, e njëherësh, rrit peristaltikën e zorrëve. Por është efikas edhe në rastet e diareve. Përdorni karotë nëse vuani nga sëmundjet e fshikës biliare, tëmthit dhe mëlçisë, pasi rregullojnë lëngun e tëmthit.

Yndyrat

Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrave, mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshku, arrat, kanë yndyra të tretshme. Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendicitin, sëmundjet e zemrës. Drithërat janë shumë të pasura me fibra.

Fiku

Të gjithë të dhënat e mjekësisë, arrijnë në të njëjtin përfundim. Fiku është i domosdoshëm për të vënë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit. Për këtë arsye, rekomandohet përdorimi i këtij fruti përgjatë gjithë kohës kur ka sezonin. Kryesisht tek personat që kanë probleme me gjakun, tek fëmijët, si dhe te njerëzit me probleme në stomak.

Kamomili

Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve. Po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve.

loading...
loading...