Përse qesh Butrint Imeri? Zbulohet arsyeja...

Përse qesh Butrint Imeri? Zbulohet arsyeja...
Vetëm dy ditë në parë këngëtari i njohur kosovar, Butrint Imeri, publikoi klipin më të fundit.

Ai këngën e tij të fundit e ka titulluar “Hajt-Hajt”.

Dhe sapo doli në treg, këngëtari u shpreh besimplotë se ka “me kanë një ndër kangët e verës 2019.”

Kanë kaluar vetëm dy ditë, dhe profecia e Butrintit, duket se po realizohet, të paktën nga optimizmi që ai shfaqi.

“2 Milion për 2 ditë, qysh mos me qesh?”, ka qenë mesazhi që Butrinti iu dërgoi fansave.

Videon e këngës më të fundit, “hajt-hajt,” ai tha se e ka realizuar në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Por duket se e ka ruajtur pikërisht për ta bërë publik këtë verë, që të ketë freskinë e duhur e të kthehet në një “hit” nga mijëra të rinj, gjatë  pushimeve.

loading...
loading...