PD nxjerr shifrat e veta: Kanë votuar vetëm 15 %, KQZ mashtroi, PS po mbush listat me emrat e emigrantëve

PD nxjerr shifrat e veta: Kanë votuar vetëm 15 %, KQZ mashtroi, PS po mbush listat me emrat e emigrantëve
Partia Demokratike ka deklaruar se rezultati përfundimtar i pjesëmarrjes në votimet e sotme ka qenë vetëm 15%.

Sipas Sekretarit për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, të dhënat nga KQZ janë të manipuluara, ndërsa në qendrat e votimit ka nisur falsifikimi i pjesëmarrjes në zgjedhje.

“KQZ-ja e paligjshme me 4 anëtarë vetëm nga PS, mashtroi shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar gjatë gjithë ditës dhe deri në fund të farsës. Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, deri në mbylljen e tyre në orën 19:00, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi është 15 për qind”, tha Kaso.

Ai tha se shqiptarët tashmë e kanë refuzuar Kryeministrin Rama.

“Edhe pse në këtë farsë ai vetë kandidon, vetë voton e vetë numëron, Paniku i Edi Ramës nga braktisja dhe refuzimi popullor e ka shtyrë drejt manipulimit flagrant të numrit të pjesëmarrësve në këtë farsë. As mbushja e kutive që po ndodh në këto momente, dhe as manipulimi i numrit të votuesve nuk e shpëtojnë Edi Ramën nga ajo që e dinë të gjithë tashmë. Shqiptarët e kanë refuzuar!” /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

 

Deklarata e plotë:

Operacioni i drejtuar nga Edi Rama për falsifikimin e pjesëmarrjes në votimet e tij njëpartiake dhe të paligjshme po vazhdon deri në fund. KQZ-ja e paligjshme me 4 anëtarë vetëm nga PS, mashtroi shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar gjatë gjithë ditës dhe deri në fund të farsës.

Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, deri në mbylljen e tyre në orën 19:00, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi është 15 për qind. Partia Demokratike paralajmëron kamikazët politikë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se ata do të mbajnë përgjegjësi për falsifikimin që kanë kryer.

Me gjithë shkeljet e panumërta të denoncuara nga media dhe qytetarët: që nga votuesit shëtitës që votojnë disa herë, tek blerja e votave, tek mbushja e kutive tek komisionet e votimit me nga 1 anëtarë, që nga votimi në grup deri tek votimi i hapur, tek kërcënimet dhe shantazhet e zyrtarëve dhe grupeve kriminale ndaj votuesve, e deri tek mbushja fiktive e listave të votuesve me emrat e emigrantëve;

Edhe pse në këtë farsë ai vetë kandidon, vetë voton e vetë numëron, Paniku i Edi Ramës nga braktisja dhe refuzimi popullor e ka shtyrë drejt manipulimit flagrant të numrit të pjesëmarrësve në këtë farsë. As mbushja e kutive që po ndodh në këto momente, dhe as manipulimi i numrit të votuesve nuk e shpëtojnë Edi Ramën nga ajo që e dinë të gjithë tashmë. Shqiptarët e kanë refuzuar!

loading...
loading...